INTERI AKTIV/ NJIHUNI ME OBJEKTIVAT E MERKATOS

INTERI AKTIV/ NJIHUNI ME OBJEKTIVAT E MERKATOS

Interi po hyn në fazën më intensive të merkatos verore, teksa drejtuesit Xhuzepe Marotta, Piero Ausilio dhe Dario Baçin po punojnë për të forcuar skuadrën në disa reparte kyçe.

Pas dështimit të operacionit për Marko Palestra, prioritetet e klubit zikaltër janë përqendruar te krahu i djathtë dhe qendra e mbrojtjes. Për momentin, afrimi i vetëm i sigurt është ai i portierit Ivan Provedel, i cili pritet të zyrtarizohet sapo të vijë miratimi përfundimtar nga Lacio.

Ndërkohë, një largim i mundshëm i Denzel Dumfries drejt Real Madridit ka shtuar urgjencën për gjetjen e një zëvendësuesi të denjë në krahun e djathtë.

Khalaili, objektivi kryesor për krahun e djathtë

Emri më i nxehtë në listën e Interit është Anan Khalaili, talenti izraelit i Union Saint-Gilloise. Futbollisti ndiqet prej kohësh edhe nga Napoli, i cili raportohet se ka ofruar rreth 15 milionë euro dhe ka marrë pëlqimin e lojtarit.

Megjithatë, Interi është futur fuqishëm në garë për 20-vjeçarin, i cili vlerësohet nga klubi belg rreth 25 milionë euro, duke marrë parasysh edhe detyrimin për të ndarë përqindje të kartonit me Makabi Haifa. Profili i tij shihet si ideal për të mbushur boshllëkun e mundshëm të Dumfries, falë shpejtësisë dhe karakteristikave sulmuese.

Çalobah në krye të listës për mbrojtjen

Në mbrojtje, Interi po kërkon përforcime serioze, sidomos pas largimeve të Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij. Objektivi kryesor është Trevoh Chalobah i Chelsea, një emër i ndjekur prej disa merkatosh nga drejtuesit zikaltër.

Konkurrenca për shërbimet e tij është e fortë, me Como që ka paraqitur një ofertë rreth 27 milionë euro (25 milionë plus bonuse), ndërsa Chelsea kërkon rreth 40 milionë euro.

Si alternativa të tjera për repartin defensiv përmenden Joel Ordóñez i Club Brugge, ndërsa pista e Oumar Solet raportohet se është ftohur ndjeshëm dhe nuk konsiderohet më prioritet nga Interi.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *