PALAU PRANON EMIGRANTIN E PARË TË DEPORTUAR NGA SHBA, NIS ZBATIMI I MARRËVESHJES PËR SHTETAS TË VENDEVE TË TRETA

PALAU PRANON EMIGRANTIN E PARË TË DEPORTUAR NGA SHBA, NIS ZBATIMI I MARRËVESHJES PËR SHTETAS TË VENDEVE TË TRETA

Kombi ishullor i Palaut ka pritur emigrantin e parë të deportuar nga Shtetet e Bashkuara, duke shënuar zbatimin për herë të parë të marrëveshjes së arritur mes dy vendeve për pranimin e shtetasve të vendeve të treta.

Qeveria e Palaut konfirmoi për AFP se personi mbërriti në fund të muajit maj dhe u prit nga autoritetet në aeroport, të cilat e transportuan në banesën e tij të përkohshme dhe e ndihmuan të sistemohej.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në dhjetor 2025, Palau do të pranojë deri në 75 persona të deportuar nga Shtetet e Bashkuara. Ata do të lejohen të jetojnë dhe të punojnë në territorin e arkipelagut, me kusht që të mos jenë të akuzuar për vepra penale dhe të angazhohen në profesione që kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

Nën administratën e presidentit Donald Trump, SHBA-të kanë intensifikuar deportimet e emigrantëve pa dokumente dhe azilkërkuesve drejt vendeve të treta, përfshirë Ugandën, El Salvadorin, Ruandën dhe tashmë Palau.

Palau, një shtet me rreth 20 mijë banorë i vendosur rreth 800 kilometra në lindje të Filipineve, është ndër vendet me popullsinë më të vogël në botë. Edhe pse fitoi pavarësinë në vitin 1994, ai vijon të mbajë marrëdhënie të ngushta me SHBA-në, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes në bazë të marrëveshjeve dypalëshe.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *