Protesta e mbrëmjes së djeshme kundër kryeministrit Edi Rama u shoqërua me një moment të pazakontë që tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve.
Mes mijëra protestuesve dhe simbolit të lëvizjes, flamingove rozë, një i ri u ul në gjunjë dhe i propozoi për martesë partneres së tij, duke krijuar një atmosferë emocionale në shesh.
Propozimi u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit, të cilët festuan së bashku me çiftin në mes të protestës.

