Marius Borg Høiby, djali i madh i princeshës trashëgimtare të Norvegjisë, ka apeluar vendimin e gjykatës që e dënoi me katër vite burg për akuza që lidhen me dhunë seksuale.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Petar Sekulic, i cili deklaroi se klienti i tij i konsideron akuzat të pabazuara dhe dënimin të gabuar, duke këmbëngulur në pafajësinë e tij.
Gjykata e Qarkut të Oslo e shpalli fajtor më 15 qershor dhe e dënoi me katër vite burg, pas një procesi ku ai ishte përballur me gjithsej 32 akuza penale, përfshirë katër raste të dhunës seksuale.
Prokuroria kishte kërkuar një dënim më të rëndë, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar ulje të ndjeshme të dënimit. Pavarësisht vendimit, Høiby ka pranuar vetëm disa vepra më të lehta penale, ndërsa ka mohuar akuzat kryesore.
Ai nuk mban titull mbretëror dhe nuk ka rol zyrtar në Familjen Mbretërore të Norvegjisë.

