ZYRTARE/ BAGNAIA FIRMOS ME APRILIA RACING! KAMPIONI ITALIAN NIS AVENTURËN E RE NGA VITI 2027

ZYRTARE/ BAGNAIA FIRMOS ME APRILIA RACING! KAMPIONI ITALIAN NIS AVENTURËN E RE NGA VITI 2027

Pas javësh spekulimesh, tashmë është zyrtare: Francesco Bagnaia do të jetë pilot i Aprilia Racing duke nisur nga sezoni 2027. Kampioni italian ka firmosur një kontratë katërvjeçare me skuadrën, ku do të garojë përkrah Marco Bezzecchi-t, duke formuar një dyshe tërësisht italiane në MotoGP.

Në njoftimin zyrtar, Aprilia e cilëson afrimin e Bagnaias si një përforcim të rëndësishëm për projektin e saj sportiv, veçanërisht në prag të revolucionit teknik të vitit 2027, kur në MotoGP do të përdoren motorët e rinj 850 cc.

“Francesco Bagnaia ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me Aprilia Racing, duke filluar nga sezoni 2027. Piloti italian do të garojë me RS-GP përkrah Marco Bezzecchi-t, duke kompletuar kështu formacionin tërësisht italian të ekipit në MotoGP. Transferimi i Bagnaias përfaqëson një përforcim me vlerë të jashtëzakonshme për Aprilia Racing. Me ardhjen e një kampioni bote me tre tituj, skuadra konsolidon më tej pozicionin e saj në elitën e MotoGP”, thuhet në njoftimin e ekipit.

Bagnaia është një nga pilotët më të suksesshëm të brezit të tij. Që prej debutimit në Moto3 në vitin 2013, ai ka fituar tre tituj botërorë: një në Moto2 në vitin 2018 dhe dy radhazi në MotoGP, në sezonet 2022 dhe 2023.

Statistikat e italianit janë mbresëlënëse, me 41 fitore, 86 podiume dhe 35 pole position, duke e renditur mes pilotëve italianë më të suksesshëm në historinë e MotoGP, pas Giacomo Agostini dhe Valentino Rossi.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *