PËRPLASJE NË KUVEND, PD BLLOKON FOLTOREN GJATË RAPORTIMIT PËR INTEGRIMIN NË BE/ NDËRPRITET SEANCA DY HERË

PËRPLASJE NË KUVEND, PD BLLOKON FOLTOREN GJATË RAPORTIMIT PËR INTEGRIMIN NË BE/ NDËRPRITET SEANCA DY HERË

Mazhoranca dhe opozita janë përplasur disa herë në Kuvend për protestat e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Deputetët e PD bllokuan foltoren e Kuvendit duke mos lejuar ministrin Ferit Hoxha të raportonte lidhur me Konferencën Ndërqeveritare për integrimin në BE.

Debatet u përshkallëzuan mes deputetëve të PD dhe kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, me ndërhyrje dhe replika të ashpra nga të dy palët, ndërsa seanca u ndërpre për disa momente për shkak të situatës së krijuar në sallë.

Flamur Noka: Turp të kesh!
Niko Peleshi: Tërheqje vëmendje për Nokën.
Gazment Bardhi: Ato 5 minuta pse i kërkuat?
Niko Peleshi: Të qetësoheshit ju, për meditim. (I drejtohet Nokës) Gishtin mos ma trego mua asnjëherë. Mos ma drejto gishtin. Ju lutem lironi foltoren ju.
Klevis Balliu: Kush je ti mo, kush je ti që prish seancën?
Niko Peleshi: Si mund të bërtisni për rregulloren ndërkohë që jeni ngritur të gjithë po prishni seancën? Zoti Noka, seanca nuk është arenë gladiatorësh.
Flamur Noka: A ke turp?
Niko Peleshi: Turpin mos ma trego mua!

Edhe më herët seanca u ndërpre, pasi deputeti Ardit Bido u bllokua në foltore nga deputetët e PD që nuk e lejuan të vazhdonte. Ai deklaroi se “Berisha në burg”, ndërsa akuzoi opozitën për qëndrime kontradiktore dhe shkelje të kodit të sjelljes.

Për shkak të situatës, Niko Peleshi kërkoi fillimisht 5 minuta pushim, ndërsa pas rifillimit të seancës foltorja u bllokua sërish, duke e detyruar të shpallte edhe një pushim tjetër prej 15 minutash.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *