SPAK KËRKON MARRJEN NË PYETJE TË DHJETËRA DËSHMITARËVE NË PROCESIN NDAJ ILIR METËS DHE MONIKA KRYEMADHIT

SPAK KËRKON MARRJEN NË PYETJE TË DHJETËRA DËSHMITARËVE NË PROCESIN NDAJ ILIR METËS DHE MONIKA KRYEMADHIT

Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar zyrtarisht që të merren në pyetje dhjetëra dëshmitarë në kuadër të procesit gjyqësor ndaj Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Mes emrave të propozuar për t’u thirrur në gjykatë janë: Jozef Hajse, Ervis Mataj, Ardian Shatku, Pirro Xhixho, Ema Çoku, Esmeralda Shkjau, Kastriot Ismailaj, Vojsava Ismailaj, Milena Harito, Përparim Spahiu, Sokol Hysenaj, Majlind Lazimi, Agron Çela, Luan Rama, Endrit Brahimllari, Samir Mane, Petrit Vasili, Spartak Braho, Ilir Kulla, Fatos Mahmutaj, Theodhori Çami, Nasip Naço, Vangjel Tavo, Lindita Troka, Baton Haxhiu, Erjol Brahimllari, Damian Gjiknuri dhe Ralf Gjoni.

Sipas prokurorisë, dëshmitarët pritet të japin deklarime mbi rrethana që lidhen me hetimet për çështjen CEZ-DIA, si dhe kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. CEZ-DIA

Ndërkohë, gjykata ende nuk është shprehur nëse do të pranojë listën e plotë të dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, ndërsa të dy i kanë mohuar akuzat, duke deklaruar se procesi ndaj tyre është i motivuar politikisht.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *