SHKATËRROHET NË GREQI RRJETI I TRANSMETIMEVE TELEVIZIVE PIRATE, 7 TË ARRESTUAR DHE DHJETËRA PËRDORUES NËN HETIM

SHKATËRROHET NË GREQI RRJETI I TRANSMETIMEVE TELEVIZIVE PIRATE, 7 TË ARRESTUAR DHE DHJETËRA PËRDORUES NËN HETIM

Departamenti i Krimit të Organizuar i Kretës ka goditur një organizatë kriminale që ofronte në mënyrë të paligjshme shërbime televizive me abonim përmes internetit që prej vitit 2017.

Operacioni policor u zhvillua në disa zona të Greqisë dhe rezultoi me arrestimin e shtatë personave, ndërsa pesë bashkëpunëtorë të tjerë janë identifikuar dhe po përballen me akuza.

Sipas autoriteteve, rrjeti kriminal kishte krijuar një bazë të dhënash me më shumë se 86 mijë klientë dhe dyshohet se ka përfituar të paktën 7 milionë euro nga aktiviteti i paligjshëm. Ndërkohë, dëmi ekonomik i shkaktuar operatorëve ligjorë të transmetimeve televizive vlerësohet të kalojë shifrën e 50 milionë eurove.

Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi pajisje të specializuara teknologjike, prova dixhitale, shuma parash dhe automjete që dyshohet se janë përdorur për veprimtarinë kriminale.

Autoritetet njoftuan gjithashtu se do të vendosen gjoba administrative ndaj 71 përdoruesve fundorë të identifikuar si përfitues të shërbimit të paligjshëm.

Mes të arrestuarve janë gjashtë burra dhe një grua, të moshave 31 deri në 73 vjeç. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të organizatës dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë të transmetimeve pirate.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *