AVION PRIVAT RRËZOHET NË AUTOSTRADË NË LAREDO TË TEKSASIT, NJË I VDEKUR DHE DISA TË PLAGOSUR

AVION PRIVAT RRËZOHET NË AUTOSTRADË NË LAREDO TË TEKSASIT, NJË I VDEKUR DHE DISA TË PLAGOSUR

Një avion privat është rrëzuar në një autostradë në Laredo, në shtetin e Texas, duke shkaktuar një ngjarje të rëndë me pasoja fatale dhe të plagosur.

Sipas mediave të huaja, në avion ndodheshin gjashtë persona në momentin e aksidentit. Pas përplasjes me rrugën, mjeti ajror është përfshirë menjëherë nga flakët.

Autoritetet raportojnë se një person ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit, ndërsa pesë persona të tjerë janë transportuar me urgjencë në spital. Ata dyshohet se kanë pësuar probleme shëndetësore nga thithja e tymit të madh të shkaktuar nga zjarri.

Shërbimet e emergjencës dhe policia kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur izolimin e zonës dhe shuarjen e flakëve, ndërsa hetimet po vijojnë për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit të avionit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *