PROTESTAT SHQIPTARE NË VËMENDJEN E PARLAMENTIT EVROPIAN, EURODEPUTETJA KËRKON MË SHUMË TRANSPARENCË

PROTESTAT SHQIPTARE NË VËMENDJEN E PARLAMENTIT EVROPIAN, EURODEPUTETJA KËRKON MË SHUMË TRANSPARENCË

Protestat e zhvilluara në Tiranë dhe në qytete të ndryshme të botës ku jetojnë shqiptarë kanë tërhequr vëmendjen edhe në Parlamentin Evropian, gjatë një diskutimi të mbajtur në Bruksel.

Gjatë seancës, eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg u ndal te situata në Shqipëri, duke komentuar arsyet që, sipas saj, kanë shtyrë mijëra qytetarë të dalin në rrugë për të protestuar.

Ajo theksoi se kërkesat e protestuesve lidhen kryesisht me transparencën dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, duke nënvizuar se zhvillimi ekonomik nuk duhet të bëhet “me çdo kusht”.

“Shqiptarët kanë dalë në rrugë dhe kërkesat e tyre janë të qarta. Sigurisht që ata duan zhvillim ekonomik, por jo me çdo kusht. Për sa kohë që nevojat bazë nuk plotësohen, si uji, shëndetësia dhe një pagë dinjitoze, ata kanë të drejtë të pyesin nëse burimet publike po shkojnë për qytetarët apo për një grup të privilegjuar”, deklaroi Strolenberg.

Ajo njoftoi gjithashtu se në fund të muajit qershor do të vizitojë Shqipërinë për t’u njohur nga afër me situatën dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve. Sipas saj, qëllimi i vizitës është mbledhja e ideve që mund të ndihmojnë në adresimin e problematikave të ngritura.

Deklaratat e eurodeputetes vijnë në një kohë kur protestat në Shqipëri dhe mobilizimet e diasporës shqiptare jashtë vendit kanë vijuar të marrin vëmendje në rritje nga opinioni publik dhe institucionet ndërkombëtare.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *