MARJANA KOÇEKU SFIDON RAMËN/ SHPËRNDANI KUVENDIN DHE TË SHKOJMË NË ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME

MARJANA KOÇEKU SFIDON RAMËN/ SHPËRNDANI KUVENDIN DHE TË SHKOJMË NË ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME

Deputetja Marjana Koçeku, e cila pak ditë më parë njoftoi largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste për të vijuar mandatin si deputete e pavarur, ka reaguar sërish me një mesazh të fortë në rrjetet sociale.

Në postimin e saj, Koçeku sfidon mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama që, nëse janë të bindur për mbështetjen politike dhe shumicën prej 83 mandatesh në Kuvend, të shpërndajnë Parlamentin dhe t’i drejtohen zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet. Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka”, shkruan ajo.

Deputetja e pavarur paralajmëron gjithashtu se është e gatshme të përballet politikisht edhe në Tiranë, duke përdorur gjuhën e drejtpërdrejtë që e ka karakterizuar në daljet e saj publike.

“Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë. Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde”, vijon Koçeku në reagimin e saj.

Deklarata e saj vjen pas vendimit për t’u larguar nga grupi parlamentar socialist, një lëvizje që ka shkaktuar debat në skenën politike dhe ka sjellë reagime të shumta mbi raportet e saj me mazhorancën.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *