SALIANJI – BERISHËS/ JE KAMBALECI QË MBAN RAMËN NË PUSHTET, FOL PËR KULLËN TE PALLATI I KONGRESEVE

SALIANJI – BERISHËS/ JE KAMBALECI QË MBAN RAMËN NË PUSHTET, FOL PËR KULLËN TE PALLATI I KONGRESEVE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka replikuar ashpër me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, duke e akuzuar se është pengesa kryesore që opozita nuk arrin të vijë në pushtet.

Përmes një reagimi publik, Salianji deklaron se Berisha është “kambaleci që e mban Edi Ramën në qeveri”, pavarësisht faktit që, sipas tij, shumica e qytetarëve janë kundër kryeministrit.

“Je kambaleci që e mban Ramën në qeveri, pavarësisht se thuajse 70% e qytetarëve janë kundër tij”, shprehet Salianji.

Më tej, ish-deputeti sfidon kreun e demokratëve duke i kërkuar të japë shpjegime lidhur me atë që ai e cilëson si “kulla e ortakërisë me Ramën” pranë Pallatit të Kongreseve. Salianji pyet publikisht Berishën se përse nuk flet për lejen e ndërtimit të firmosur nga kryeministri Edi Rama.

“Dhe meqë ke kaq merak të merresh me budallallëqe për të zhvendosur vëmendjen në ditët më të këqija të Ramës, kam një pyetje: pse nuk flet për kullën e ortakërisë me Ramën te Pallati i Kongreseve? Dil e fol. Dil e fol edhe si i djathtë, në një kohë kur hapësira publike është mbushur me thirrje komuniste të nxitura edhe nga ti, si komunisti më i vjetër që je”, thekson Salianji.

Deklarata e tij vjen në një moment tensionesh të forta brenda opozitës, teksa vijojnë përplasjet dhe akuzat mes figurave të Partisë Demokratike për përgjegjësitë politike dhe strategjinë që duhet ndjekur përballë qeverisë së Edi Ramës.


Reagimi i Salianjit
Sali nuk je më opozita por je pengesa që opozita të vijë në pushtet! Sali Berisha duhet të dëgjojë thirrjet e shoqërisë për largimin e tij dhe t’i hapë rrugë rotacionit. Ai është kambaleci që e mban Ramën në qeveri, pavarësisht se thuajse 70% e qytetarëve janë kundër tij.
Ka 7 muaj që demokratët, në takimet e mia, kanë mbushur sallat dhe sheshet duke kërkuar largimin e Berishës, por ai e ka marrë peng Partinë Demokratike dhe po e mban peng për interesa personale. Shkatërroi garën dhe sot sheshin që duhet ta mbushte Partia Demokratike është plot edhe kundër Sali Berishës! Shumica jane demokratë që kërkuan që ti të largohesh!!
Protestuesit po ngrihen kundër autokratit Rama në qeveri dhe autokratit Berisha në parti. Ata duan demokraci, rregulla loje dhe meritokraci, jo parti të mbajtura peng nga individë që i vendosin interesat e tyre mbi ato të demokratëve.
Dhe meqë ke kaq merak të merresh me budallallëqe për të zhvendosur vëmendjen në ditët më të këqija të Ramës, kam një pyetje: pse nuk flet për kullën e ortakërisë me Ramën te Pallati i Kongreseve? Dil e fol.
Dil e fol edhe si i djathtë, në një kohë kur hapësira publike është mbushur me thirrje komuniste të nxitur dhe nga ti si komunisti më i vjetër që je!

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *