MARJANA KOÇEKU REAGON PAS LARGIMIT NGA PS, MESAZH NGA KISHA NË RRJETE SOCIALE

MARJANA KOÇEKU REAGON PAS LARGIMIT NGA PS, MESAZH NGA KISHA NË RRJETE SOCIALE

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish pas vendimit për t’u larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe për t’u deklaruar si deputete e pavarur.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçeku ka publikuar një foto nga kisha, të shoqëruar me një mesazh ku shkruan:
“Zot më jep forcë, besim të drejtë e shpresë të sigurtë. Mos na e kurse si popull frymën e urtisë, dhe të kuptimësisë, që kurrë mos të largohena drejt rrugëve t’humbuna”.

Vendimi i saj për të dalë si deputete e pavarur është bërë publik një ditë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ajo theksoi se idealet dhe vlerat e saj kanë qenë të pandryshuara dhe se ato i përcaktojnë kufijtë e saj politikë.

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë”, shkroi ajo.

Më herët gjatë ditës, Koçeku, e njohur edhe si “Neomalësorja”, publikoi në rrjete sociale një foto të një flamingoje.

Ndërkohë, protesta e qytetarëve, e cila ka hyrë në ditën e 16-të dhe është quajtur “Revolucioni Flamingo”, ka nisur fillimisht si kundërshtim ndaj projektit në zonën e Zvërnecit, por më pas është zgjeruar me kërkesa më të gjera politike dhe sociale.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *