BELGJIKA NDALET NGA EGJIPTI, SALAH ME SHOKË MARRIN NJË PIKË TË ÇMUAR NË BOTËROR

BELGJIKA NDALET NGA EGJIPTI, SALAH ME SHOKË MARRIN NJË PIKË TË ÇMUAR NË BOTËROR

Belgjika nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Egjiptit në ndeshjen e vlefshme për Grupin G të Botërorit, duke humbur mundësinë për të marrë tri pikët e plota.

Egjiptianët e nisën më mirë takimin dhe kaluan në avantazh në minutën e 19-të. Pas një aksioni të mirëorganizuar, ishte Ashour ai që dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën në kampin e “Faraonëve” dhe duke i dhënë epërsinë skuadrës së drejtuar nga Mohamed Salah në fushë.

Belgjika reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të rikthente ekuilibrat në minutën e 66-të, falë një autogoli të Hanyt, i cili devijoi topin në portën e tij, duke i dhuruar barazimin “Djajve të Kuq”.

Në minutat e mbetura, të dyja skuadrat krijuan raste për të gjetur golin e fitores, por pa arritur të konkretizonin. Si përfundim, sfida u mbyll me rezultatin 1-1, duke bërë që Belgjika dhe Egjipti të ndajnë nga një pikë në këtë përballje të Grupit G.

Ndërkohë, vëmendja në këtë grup zhvendoset te ndeshja tjetër, ku Irani do të përballet me Zelandën e Re në një duel që mund të ndikojë ndjeshëm në renditjen dhe ecurinë e skuadrave drejt fazës së eliminimit direkt.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *