TOLAJ TËRHEQ INTERES NGA KLUBET E CHAMPIONSHIP-IT PAS SEZONIT MBRESËLËNËS

TOLAJ TËRHEQ INTERES NGA KLUBET E CHAMPIONSHIP-IT PAS SEZONIT MBRESËLËNËS

Sulmuesi shqiptar Lorent Tolaj po shndërrohet në një nga emrat më të kërkuar në merkato, pas performancave të tij të qëndrueshme dhe efikase në tre sezonet e fundit.

24-vjeçari ka regjistruar 58 gola dhe 30 asistime në tre edicionet e fundit, duke kontribuar në total në 88 gola, një shifër që e rendit mes sulmuesve më produktivë në kategoritë e ulëta të futbollit anglez.

Sezonin e fundit, Tolaj e mbylli me Plymouth Argyle në “League One”, ndërsa paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e klubeve me objektiva të larta në EFL Championship.

Sipas raportimeve, për shërbimet e tij janë interesuar disa skuadra të njohura si Millwall FC, West Bromwich Albion dhe Stoke City FC, të gjitha me objektiva të qarta për ngjitje dhe konkurrim në nivelet më të larta.

Pavarësisht interesimit të madh, Tolaj ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029, çka e bën çdo lëvizje të mundshme të kushtueshme dhe të komplikuar për klubet e interesuara.

Në aspektin ndërkombëtar, sulmuesi ka përfaqësuar deri tani Zvicrën në grupmoshat e reja, por mbetet i hapur mundësia që të përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen. Sipas raportimeve, ai ka treguar edhe lidhje emocionale me origjinën shqiptare, duke u shfaqur në disa raste duke festuar me simbolin e shqiponjës.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *