Shtatë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në Hungarinë perëndimore, pasi një minibus u përplas me një kamion të ndalur në trafik, i krijuar si pasojë e një aksidenti të mëparshëm.
Ngjarja ndodhi herët të premten në autostradën M1, pranë qytetit Győr, rreth 122 kilometra në perëndim të Budapestit.
Sipas policisë, aksidenti fatal pasoi një përplasje të mëparshme në të njëjtën zonë, ku një kamion ishte përplasur me një mjet ndërtimi, duke shkaktuar një viktimë dhe një kolonë të gjatë trafiku.
Péter Magyar deklaroi në një postim në Facebook se viktimat ishin shtetas të huaj dhe shprehu ngushëllimet për familjet e tyre.
Autoritetet thanë se të gjitha viktimat ishin burra. Minibusi kishte targa moldave, ndërsa edhe kamioni i përfshirë në aksidentin e mëparshëm rezulton me targa nga Moldavia.
Policia hungareze ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht shkaqet e zinxhirit të aksidenteve në këtë segment të autostradës.
