GODITJE PËR MAROKUN PARA DEBUTIMIT NË BOTËROR, DY TITULLARË HUMBASIN SFIDËN NDAJ BRAZILIT

GODITJE PËR MAROKUN PARA DEBUTIMIT NË BOTËROR, DY TITULLARË HUMBASIN SFIDËN NDAJ BRAZILIT

Kombëtarja e Marokut ka marrë një lajm të hidhur vetëm dy ditë para ndeshjes së parë në Kupën e Botës ndaj Brazilit.

Federata Marokene e Futbollit ka konfirmuar se sulmuesi anësor i Real Betis, Abde Ezzalzouli, si dhe mbrojtësi i Olympique de Marseille, Nayef Aguerd, nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit për shkak të dëmtimeve.

Për të plotësuar boshllëkun e krijuar në skuadër, stafi teknik ka vendosur të thërrasë Amine Sbai dhe Marëane Saadane, të cilët tashmë i janë bashkuar ekipit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mungesa e Ezzalzoulit dhe Aguerdit përbën një goditje të rëndë për përfaqësuesen marokene, e cila synon të vazhdojë ecurinë pozitive dhe të përsërisë paraqitjet historike që e kanë bërë një nga surprizat më të mëdha të futbollit në vitet e fundit. Tashmë, vëmendja është përqendruar te përballja e shumëpritur me Brazilin, ku Maroku do të kërkojë të tregojë forcën dhe karakterin e tij edhe në kushtet e mungesave të rëndësishme.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *