Skuadra e Avellinos, që militon në Serinë B italiane, ka zyrtarizuar emërimin e Alessandro Nestës si trajnerin e ri për sezonin 2026/27. Ish-mbrojtësi legjendar italian ka firmosur një kontratë afatgjatë që do ta mbajë në krye të klubit deri më 30 qershor 2028.
Nesta vjen në këtë detyrë me një eksperiencë të konsiderueshme në pankinë, pas aventurave të mëparshme si trajner te Perugia, Frosinone, Reggiana dhe Monza. Gjatë karrierës së tij si teknik, ai ka drejtuar 192 ndeshje në Serie A, Serie B dhe Kupën e Italisë.
Klubi ka bërë të ditur se stafi teknik i ri do të nisë punën zyrtarisht më 1 korrik, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe ndërtimit të skuadrës. Ndërkohë, prezantimi zyrtar i Nestës për publikun dhe mediat është planifikuar të zhvillohet më 10 qershor në stadiumin “Partenio-Lombardi”.
Me këtë emërim, Avellino synon të forcojë projektin e tij sportiv dhe të rrisë ambiciet për sezonet e ardhshme në futbollin italian.
