Shqiptarë të diasporës janë mbledhur në Bologna, duke iu bashkuar protestave që prej ditësh po zhvillohen edhe në Tirana para godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit kanë shprehur pakënaqësi ndaj politikave qeveritare dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Edi Rama, duke e lidhur reagimin e tyre me çështje sociale, ekonomike dhe emigracionin e të rinjve.
Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje të forta kundër qeverisë, ku pjesëmarrësit kanë folur për mungesë shërbimesh, largimin e të rinjve nga vendi dhe probleme me sistemin shëndetësor dhe meritor.
Protesta në Bolonjë është paraqitur nga organizatorët si një reagim solidar me protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke reflektuar një shtrirje të pakënaqësisë edhe në komunitetet shqiptare jashtë vendit.

