GJEKMARKAJ/ KUVENDI I PD-SË ËSHTË MOMENT VENDIMTAR PËR TË ARDHMEN E SHQIPËRISË

GJEKMARKAJ/ KUVENDI I PD-SË ËSHTË MOMENT VENDIMTAR PËR TË ARDHMEN E SHQIPËRISË

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, e cilësoi Kuvendin Kombëtar të PD-së si një moment të rëndësishëm politik për të ardhmen e demokratëve dhe të vendit, duke deklaruar se opozita ka hyrë në fazën e ndërtimit të një projekti kombëtar për demokracinë dhe integrimin europian të Shqipërisë.

Në fjalën e mbajtur para delegatëve të Kuvendit, Gjekmarkaj akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për kapje të shtetit, korrupsion dhe lidhje me krimin, ndërsa theksoi se vendi po përballet me një krizë të thellë besimi dhe lodhjeje shoqërore.

Sipas tij, Partia Demokratike ka një mision historik për të ndarë demokracinë nga autokracia dhe për të rikthyer shpresën tek qytetarët shqiptarë.

“Me peshën e Kryqit mbi shpinë, kaluam shkretëtirën 13-vjeçare nën një qeverisjeje kleptokratike, që ka shkrirë në një shtetin dhe partinë. Partia Demokratike do ta presë atë nyje, ashtu si 35 vjet më parë rrëzoi atë shtatore dhe atë mur”, deklaroi Gjekmarkaj.

Deputeti demokrat u bëri gjithashtu thirrje intelektualëve që të angazhohen më shumë në debatin publik dhe të luajnë rolin e tyre si mbrojtës të vlerave demokratike dhe kritikë të pushtetit.

Në fjalën e tij, ai theksoi se rrotacioni politik nuk duhet parë thjesht si objektiv elektoral, por si një domosdoshmëri për funksionimin normal të demokracisë dhe zhvillimin e vendit.

“Rrotacioni politik nuk është as dhuratë, as objektiv elektoral, por nevojë ekzistenciale kombëtare, jetë e frymëmarrje, ligjësi e zhvillimit dhe vlerë demokratike”, u shpreh ai.

Gjekmarkaj deklaroi se Partia Demokratike nuk është vetëm një forcë opozitare, por një alternativë e gatshme për të marrë përgjegjësinë e qeverisjes së vendit.

“Ne nuk jemi vetëm kundërshtarë të qeverisë, ne jemi alternativa e gatshme për të qeverisur”, tha ai, duke renditur si arritje të qeverisjeve të mëparshme të PD-së integrimin në NATO, liberalizimin e vizave, investimet në infrastrukturë dhe luftën kundër krimit të organizuar.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *