Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sjellë ndryshime të rëndësishme në përbërjen e Këshillit Kombëtar, duke mos përfshirë në listën e re të kandidaturave një numër figurash të njohura të demokratëve.
Nga krahasimi i përbërjes së mëparshme me listën e re të propozuar për votim në Kuvendin Kombëtar, rezulton se rreth 36 anëtarë të Këshillit Kombëtar nuk janë rikandiduar ose nuk janë përfshirë në listën e re.
Mes emrave që mungojnë në përbërjen e re bien në sy ish-ministra, ish-deputetë dhe figura publike që kanë qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike ndër vite. Ndër ta janë Aldo Bumçi, Andi Mustafaj, Arben Imami, Bujar Kapexhiu, Julian Deda, Rudina Hajdari dhe Robert Budina.
Ndryshimet në listë vijnë në kuadër të procesit të rinovimit të strukturave drejtuese të partisë, i cili u diskutua dhe u votua gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së.
Përjashtimi i këtyre emrave ka tërhequr vëmendjen e demokratëve dhe analistëve politikë, pasi bëhet fjalë për figura që kanë pasur role të rëndësishme në jetën politike dhe organizative të Partisë Demokratike.
Lista e demokratëve që përjashtuan nga Këshilli Kombëtar i PD:
- Aldo Bumci
- Andi Mustafai
- Arben Imami
- Bujar Kapexhiu
- Dorel Memoçi
- Eliona Gremi
- Elton Bano
- Esmeralda Metko
- Fatbardha Kadiu
- Florin Kurmekaj
- Florion Mima
- Gentian Mishova
- Ibrahim Morina
- Imanuel Çaushaj
- Irena Progni
- Julian Deda
- Klara Bici
- Klaus Shaqiri
- Lediana Fratari
- Lorin Hoxha
- Malbor Duka
- Matilda Qyrku
- Mariglen Kurtballaj
- Minushe Lazaj
- Nadire Meçorapaj
- Osman Stafa
- Qemal Çejku
- Robert Budina
- Rudina Hajdari
- Sajmir Mulgeci
- Shkëlqim Hoxha
- Spiro Vaso
- Voltana Ademi
- Xheraldo Dashi
- Xhulian Guçe
- Zyrafete Kulla
