Bashkimi Evropian i ka vendosur një gjobë prej 232 milionë dollarësh gjigantit kinez të tregtisë elektronike Temu, për shkak të ofrimit të produkteve të paligjshme në platformën e tij.
Sipas Komisioni Evropian, “Temu” ka dështuar të identifikojë, analizojë dhe vlerësojë në mënyrë të duhur rreziqet sistemike që lidhen me produktet e paligjshme dhe dëmet që ato mund t’u shkaktojnë konsumatorëve në Bashkimi Evropian.
Një hetim i kryer nga Komisioni, i cili përfshiu edhe blerje testuese të fshehta, arriti në përfundimin se një pjesë e madhe e produkteve të ofruara në platformë nuk i kalonin standardet e sigurisë të kërkuara.
