Një dron rus goditi një zonë me apartamente banimi në Romania, duke shkaktuar zjarr dhe duke lënë të plagosur dy persona, bëri të ditur të premten Ministria e Mbrojtjes rumune.
Sipas autoriteteve, droni u rrëzua në qytetin lindor të Galați, pranë kufirit me Ukraine, në kohën kur Russia po kryente sulme ajrore në territorin ukrainas. Inspektorati i Përgjithshëm për Situata Emergjente në Rumani bëri me dije se e gjithë ngarkesa shpërthyese e dronit detonoi në momentin e përplasjes, duke shkaktuar zjarr në katin e 10-të të pallatit.
Shërbimet e emergjencës konfirmuan se dy persona morën ndihmë mjekësore për plagë të lehta, ndërsa rreth 70 banorë u evakuuan derisa flakët u vunë nën kontroll.
Ky është rasti i parë gjatë luftës katërvjeçare në Ukrainë që qytetarë rumunë raportohen të lënduar pas hyrjes së dronëve rusë në territorin e një vendi anëtar të NATO. Deri tani, Moska nuk ka reaguar zyrtarisht për incidentin.
Ministria e Jashtme rumune e cilësoi ngjarjen si “një përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm nga ana e Federatës Ruse”, duke shtuar se Bucharest ka informuar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe ka kërkuar përshpejtimin e transferimit të sistemeve kundër dronëve në vend.
Ndërkohë, NATO dënoi atë që e quajti “pakujdesi të Rusisë”, duke riafirmuar se aleanca do të vijojë të forcojë mbrojtjen ndaj çdo kërcënimi ajror. Ministria rumune e Mbrojtjes njoftoi gjithashtu se dy avionë luftarakë F-16 Fighting Falcon u ngritën menjëherë në ajër pasi dronët u identifikuan në hapësirën ajrore rumune.
