KUSH ËSHTË GJENERALI QË PRITET TË VIJË NË KRYE TË USHTRISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA

KUSH ËSHTË GJENERALI QË PRITET TË VIJË NË KRYE TË USHTRISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA

Vetëm dy vite më parë, Kristofor Lanive ishte komandant i Divizionit të 82-të Ajror të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe njihej për disiplinën e ashpër, përfshirë ndalimin e telefonave celularë gjatë stërvitjeve dhe përdorimin strikt të pajisjeve ushtarake standarde.

Sot, ai po përgatitet të marrë një nga postet më të rëndësishme në strukturën e ushtrisë amerikane, me mbështetjen e presidentit Donald Tramp dhe sekretarit të Mbrojtjes Pite Hegset.

Lanive është përshkruar nga disa ushtarakë si një komandant i rreptë dhe tradicional, i fokusuar në rikthimin e disiplinës së fortë brenda forcave të armatosura. Ish-gjenerali Kejt Kello thotë se ai “e riktheu Divizionin e 82-të Ajror te stërvitja dhe vlerat tradicionale”.

Gjatë drejtimit të tij, janë vendosur rregulla të forta disiplinore, përfshirë kufizime mbi përdorimin e telefonave dhe rregulla të tjera që kanë shkaktuar debate brenda njësisë.

Sipas raportimeve, karriera e tij mori kthesë të rëndësishme gjatë një aktiviteti në Korenë e Jugut, ku ai u përfshi në një lidhje me video që tërhoqi vëmendjen e rrethit politik të Shtëpisë së Bardhë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *