Vala e të nxehtit mbërrin në vendin tonë

Vala e të nxehtit mbërrin në vendin tonë

Shqipëria dhe Europa nën pushtetin e valës afrikane të të nxehtit, temperatura deri në 38°C dhe rrezik për reshje e breshër në disa zonaSot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe pasdites do të ketë alternime vranësirash mesatare kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.Në këto zona priten edhe reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa në disa zona malore jugore dhe lindore nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve të izoluara dhe breshërit.Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s. Sa i përket detit, valëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, nga 1 deri në 2 ballë

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, vala afrikane e të nxehtit që ka përfshirë pjesën më të madhe të Europës do të vijojë ndikimin e saj edhe në Shqipëri, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë gjithë paradites.Megjithatë, pjesa e dytë e ditës do të sjellë grumbullim të vranësirave konvektive në zonat verilindore dhe juglindore, të cilat mund të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu. Në zonat malore lindore ekziston edhe mundësia e breshërit.Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit, ndërsa në mesditë do të mbeten të larta dhe pothuajse konstante, duke u luhatur nga 13°C, temperatura më e ulët e regjistruar në qarkun e Korçës, deri në 35°C, temperatura maksimale që pritet të shënohet në Shkodër dhe Berat.Era do të fryjë e lehtë si në tokë ashtu edhe në det, me shpejtësi jo më shumë se 25 km/h, nga drejtimi kryesisht perëndimor, duke bërë që deti të paraqitet pothuajse pa dallgë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *