Erald Maksuti ka nisur një hap të ri në karrierën e tij, duke u transferuar në kampionatin rus të futbollit dhe duke firmosur me FC Akhmat Grozny.
Sulmuesi 22-vjeçar ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin rus, ndërsa transferimi i tij vjen nga Flamurtari FC për një shumë prej rreth 700 mijë eurosh.
Sipas marrëveshjes mes klubeve, palët kanë arritur akordin e plotë për kalimin e lojtarit të kombëtareve të moshave të Shqipërisë.
Sezonin e kaluar, Maksuti ka spikatur me Flamurtarin, duke shënuar 12 gola dhe dhënë 3 asistime në 34 ndeshje, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës vlonjate.
