Premier League zhvilloi këtë të diel javën e fundit të sezonit, duke dhënë verdiktet përfundimtare për mbijetesën dhe zonën europiane.
Tottenham Hotspur arriti të shpëtojë nga rënia vetëm në 90 minutat e fundit të kampionatit, pasi mposhti 1-0 Everton.
Nga ana tjetër, në Championship ranë West Ham United, Burnley i shqiptarit Armando Broja dhe Wolverhampton Wanderers.
Surpriza erdhi nga Sunderland, që mposhti 2-1 Chelsea dhe siguroi vendin e shtatë, i cili vlen pjesëmarrjen në UEFA Europa League.
Humbja la jashtë kupave europiane skuadrën londineze, që e mbylli sezonin vetëm në vendin e 10-të.
Ndërkohë, Brighton & Hove Albion u mposht 0-3 nga Manchester United, por arriti gjithsesi të sigurojë një vend në UEFA Conference League për sezonin e ardhshëm.
