BE DËNON SULMIN RUS NË KIEV/ U GODIT EDHE REZIDENCA E AMBASADORIT SHQIPTAR

BE DËNON SULMIN RUS NË KIEV/ U GODIT EDHE REZIDENCA E AMBASADORIT SHQIPTAR

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar pas sulmit masiv të Rusi mbi Kiev, ku u godit edhe kompleksi i banimit të ambasadorit shqiptar në Ukrainë.

Në deklaratën zyrtare, Delegacioni i BE-së dënoi ashpër sulmin me dronë dhe raketa të ndërmarrë gjatë natës nga Rusia, i cili shkaktoi viktima dhe vuri në rrezik jetën e ambasadorit shqiptar.

“Delegacioni i BE-së dënon me ashpërsinë më të madhe sulmin me dron dhe raketa gjatë natës mbi Kiev nga Rusia, i cili shkaktoi disa viktima dhe goditi edhe rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij”, thuhet në reagim.

Në deklaratë, BE thekson se sulmi është një tjetër dëshmi e brutalitetit të luftës së nisur nga Rusia kundër Ukrainës.

“Ky sulm i pamatur na kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Ne jemi në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë”, përfundon deklarata e Delegacionit të BE-së.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *