INA ZHUPA NGRE ALARMIN NË KUVEND/ SARANDA SI PALERMON E VITEVE ‘90

INA ZHUPA NGRE ALARMIN NË KUVEND/ SARANDA SI PALERMON E VITEVE ‘90

Ina Zhupa ka ngritur alarmin nga foltorja e Kuvendit për situatën e sigurisë dhe rendit në Sarandë, duke akuzuar drejtues lokalë për lidhje me krimin dhe korrupsionin.

Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë deklaroi se drejtori i Policisë Bashkiake në Sarandë është një person i shkarkuar më herët dhe i akuzuar për korrupsion, ndërsa shtoi se drejtori i Inspektoratit është arratisur.

“Saranda është kthyer në një skemë krimi të ngjashme me Palermon e viteve ‘90”, u shpreh Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend.

Ajo iu referua edhe arrestimit të një shefi komisariati dhe disa efektivëve të policisë në qytet, duke kritikuar mazhorancën për mungesë reagimi ndaj situatës.

“I gjithë Kuvendi e njeh dhe e ka përcjellë përmes mediave gjendjen e rëndë kriminale në Sarandë. U arrestua një shef komisariati dhe disa pjesëtarë të komisariatit, por ky parlament bën sikur nuk dinte asgjë”, deklaroi deputetja demokrate.

Zhupa theksoi gjithashtu se sipas raportit të Prokurorit të Përgjithshëm, Saranda rezulton si zona me nivelin më të lartë të kriminalitetit në vend.

Sipas saj, autoritetet nuk kanë marrë masa konkrete për përballimin e situatës, ndërsa akuzoi edhe ministrin për mbështetje ndaj drejtuesve lokalë të përfshirë në skandale.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *