TËRMET I FORTË NË NAPOLI/ MBYLLEN SHKOLLAT, QYTETARËT DALIN TË ALARMUAR NË RRUGË

TËRMET I FORTË NË NAPOLI/ MBYLLEN SHKOLLAT, QYTETARËT DALIN TË ALARMUAR NË RRUGË

Një tërmet me magnitudë 4.4 ka tronditur në orët e para të mëngjesit qytetin e Napoli dhe zonat përreth në Itali, duke shkaktuar panik te banorët.

Lëkundjet sizmike u ndjenë rreth orës 05:51 dhe zgjuan shumë qytetarë nga gjumi. Tërmeti u perceptua qartë edhe në qytetet pranë Napolit, ndërsa në rrjetet sociale shumë banorë raportuan momentet e frikës.

Sipas mediave italiane, pas tërmetit komunat e Pozzuoli, Bacoli dhe Quarto kanë vendosur të mbajnë të mbyllura shkollat, ndërsa po kryhen kontrolle në ndërtesat publike dhe ato arsimore.

Shërbimet zjarrfikëse kanë marrë disa telefonata nga banorë të shqetësuar që kërkonin informacion mbi situatën, por deri tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.

Kryetari i bashkisë së Pozzuolit ka aktivizuar menjëherë Qendrën e Operacioneve Komunale, ndërsa kryebashkiaku i Bacolit, Josi Gerardo Della Ragione, deklaroi se janë urdhëruar kontrolle të menjëhershme në të gjitha shkollat publike dhe private.

“Ishte i fortë. Sapo ndjemë një dridhje të fortë në zonën tonë. Kam urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave publike dhe private në Bacoli. Në të njëjtën kohë, të gjitha ndërtesat shkollore po inspektohen. Jemi në rrugë për të vlerësuar çdo dëm”, shkroi ai në Facebook.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *