Aston Villa FC i dha fund pritjes 44-vjeçare për një trofe europian, pasi mposhti bindshëm 3-0 SC Freiburg në finalen e UEFA Europa League, të zhvilluar në stadiumin Beşiktaş Park.
Skuadra angleze zhvilloi një paraqitje dominuese nga fillimi deri në fund të ndeshjes, duke kontrolluar ritmin e finales dhe siguruar me meritë triumfin europian.
Lojtarët e Aston Vilës zbritën në fushë me fanella të bardha, në nderim të ekipit legjendar që fitoi Kupën e Europës në vitin 1982 ndaj FC Bayern Munich.
Me këtë sukses, Aston Villa mbyll një sezon fantastik, pasi përveç trofeut europian, skuadra siguroi edhe një vend mes pesë më të mirave në Premier League, duke garantuar pjesëmarrjen në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, ky ishte trofeu i pestë në Europa League për trajnerin spanjoll Unai Emery, i cili konfirmon edhe një herë reputacionin e tij si specialist i kompeticioneve europiane.
