Mario Balotelli ka vendosur të mos e fshehë më historinë e tij të re të dashurisë, duke u shfaqur publikisht në rrjetet sociale me partneren e re, Anxhelika Moçia.
Çifti ka publikuar një foto në “Instagram”, ku shfaqen dorë për dore, një detaj që duket se konfirmon lidhjen e tyre dhe ka ndezur menjëherë interesin e mediave rozë dhe ndjekësve të futbollistit italian.
Anxhelika Moçia, 28 vjeç, është me origjinë nga Portogruaro pranë Venecia dhe aktualisht jeton e punon në Dubai.
Ajo mban postin e menaxheres në Nextologies, një kompani kanadeze e teknologjisë mediatike që administron një nga rrjetet më të mëdha në botë për shpërndarjen e videopodcasteve.
Pas shumë zërave dhe historive që kanë shoqëruar jetën private të Balotelit ndër vite, duket se sulmuesi italian ka zgjedhur kësaj radhe të dalë hapur me romancën e tij të re.
