SYLVINHO LARGOHET NGA KOMBËTARJA, PO TRAJNERI I RI?

SYLVINHO LARGOHET NGA KOMBËTARJA, PO TRAJNERI I RI?

Trajneri brazilian Sylvinho duket se ka mbyllur aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare. Edhe pse presidenti i Federata Shqiptare e Futbollit, Armand Duka, deklaroi se “fjala e fundit i takon Sylvinho-s” dhe se në tavolinë ndodhej një ofertë për rinovim bëjnë me dije se vendimi për ndarjen ishte marrë prej kohësh.

Sipas raportimeve, Sylvinho ka qenë këtë ditë në Tiranë, por jo për të negociuar kushtet e kontratës së re. Ende mungon një komunikim zyrtar, por mësohet se FSHF ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme në orën 10:00, ku pritet të bëhet publik mosrinovimi i kontratës së teknikut brazilian, si dhe prezantimi i trajnerit të ri të ekipit përfaqësues.

Sylvinho largohet nga Shqipëria pas një periudhe shumë të suksesshme, ku arriti të kualifikojë kuqezinjtë në Kampionatin Evropian dhe për herë të parë i çoi “shqiponjat” në fazën “play-off” të Botërorit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *