CILI ËSHTË KANDIDATI QË MBËSHTET FSHF PËR MANDATIN E RI NË UEFA?

CILI ËSHTË KANDIDATI QË MBËSHTET FSHF PËR MANDATIN E RI NË UEFA?

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur sot të mbështesë kandidaturën e Aleksander Çeferin për një mandat të ri në krye të UEFA në zgjedhjet e vitit 2027.

Sipas njoftimit zyrtar, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së është mbledhur sot dhe ka miratuar unanimisht propozimin e presidentit Armand Duka për mbështetjen e Çeferinit.

Zgjedhjet për presidentin e UEFA-s dhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv do të mbahen më 22 prill 2027 në Astana.

Njoftimi i FSHF:

“Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e zhvilluar sot, shqyrtoi dhe miratoi unanimisht propozimin e Presidentit Armand Duka lidhur me kandidaturën që FSHF do të mbështesë për postin e Presidentit të UEFA-s.

Ky vendim vjen si shprehje e vlerësimit maksimal për lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Čeferin në zhvillimin e futbollit europian gjatë viteve të fundit.

FSHF beson se vazhdimësia e drejtimit të UEFA-s nga Aleksander Čeferin do të garantojë stabilitet, progres dhe mbështetje të mëtejshme për të gjitha federatat anëtare.

Kongresi i 51-të i UEFA-s, ku do të zhvillohen zgjedhjet për Presidentin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, do të mbahet më 22 prill 2027 në Astana, Kazakistan”.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *