SEZON I RI, HISTORI E VJETËR/ TIRANA PËRBALLET ME 6 GJYQE TË HUMBURA NË FIFA, I BLLOKOHET MERKATOJA

SEZON I RI, HISTORI E VJETËR/ TIRANA PËRBALLET ME 6 GJYQE TË HUMBURA NË FIFA, I BLLOKOHET MERKATOJA

KF Tirana ka zyrtarisht gjashtë çështje të humbura në FIFA, për të cilat klubit i është bllokuar merkatoja, sipas raportimeve të “Panorama Sport”.

Sipas të njëjtave burime, vetëm dje klubi bardheblu ka shtuar katër raste të reja, ndërsa një tjetër gjyq është humbur më 8 maj. Për herë të parë këtë vit, Tirana kishte humbur një çështje më 3 mars.

Më herët, klubi kishte shlyer detyrime të prapambetura për të hapur merkaton e dimrit, ku kishte afruar edhe disa lojtarë të rëndësishëm.

Aktualisht, Tirana ka gjashtë çështje të hapura për zgjidhje, të gjitha të lidhura me detyrime financiare të papaguara. Në të njëjtën listë përmenden edhe KF Vllaznia dhe FK Bylis, të cilat kanë gjithashtu nga një rast të ngjashëm për zgjidhje.

Pavarësisht problemeve jashtë fushës, Tirana arriti të sigurojë mbijetesën në Abissnet Superiore vetëm në javën e fundit të sezonit, duke e mbyllur kampionatin në vendin e gjashtë pas një sezoni të vështirë.

Burimi: Panorama Sport

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *