INTER MILAN “QËNDIS” YLLIN E ARGJENDTË

INTER MILAN “QËNDIS” YLLIN E ARGJENDTË

Inter Milan ka shkruar historinë në futbollin italian, duke fituar trofeun e 10-të të Kupës së Italisë pas suksesit 2-0 ndaj SS Lazio në finalen e zhvilluar në stadiumin Stadio Olimpico.

Triumfi i dha zikaltërve të drejtën për të “qëndisur” yllin e argjendtë në fanellë, ndërsa skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu kompletoi edhe dopietën në Itali, pasi kishte siguruar më herët titullin kampion në Serie A.

Fitorja bindëse 3-0 ndaj Lacios vetëm katër ditë më parë në të njëjtin stadium kishte rritur besimin e Interit për finalen, dhe zikaltërit e konfirmuan superioritetin edhe në sfidën vendimtare.

Interi bëhet kështu skuadra e parë që fiton njëkohësisht Serie A dhe Kupën e Italisë në të njëjtin sezon që prej Juventus FC në edicionin 2017/18.

Dy ndeshjet e mbetura të sezonit tashmë do të kenë karakter festiv për kampionët, pas një sezoni debutues shumë të suksesshëm për Kivunë në pankinën zikaltër.

Në krahun tjetër, humbja në finale ishte një goditje e rëndë për Lacion, që humbi shansin e fundit për të siguruar pjesëmarrjen në kupat europiane sezonin e ardhshëm. Bardhekaltërit tashmë do të fokusohen te shmangia e një renditjeje në gjysmën e poshtme të tabelës për herë të parë pas 16 vitesh.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *