Pornostarja me famë botërore Mia Khalifa, vijon të mbetet një nga emrat më të ndjekur në rrjetet sociale, pavarësisht se prej vitesh është distancuar nga industria e filmit për të rritur.
Sot, 33-vjeçarja është e fokusuar kryesisht në aktivitetet e saj si blogere dhe sipërmarrëse në botën e modës. Ajo është themeluese e markës Sheytan, një brand i lançuar në vitin 2023 që fokusohet në bizhuteri dhe veshje me stil bashkëkohor.
Përveç angazhimeve në biznes dhe modë, Khalifa vazhdon të jetë e lidhur ngushtë edhe me botën e sportit, duke u shfaqur shpesh në evente të mëdha sportive si ndeshje të NBA apo në arenat e hokejit.
Në futboll, ajo është një mbështetëse e njohur e West Ham United, klub që këtë sezon po përballet me një situatë të vështirë në Premier League dhe rrezikon rënien nga kategoria.
Me aktivitetin e saj të shumëanshëm, Mia Khalifa vazhdon të mbetet një figurë e ndjekur si në botën e modës, ashtu edhe në kulturën pop dhe sport.
