SULMUESI SHQIPTAR MES TALENTEVE ELITARE TË EUROPËS, NË NJË LISTË ME YAMAL DHE ESPOSITO

SULMUESI SHQIPTAR MES TALENTEVE ELITARE TË EUROPËS, NË NJË LISTË ME YAMAL DHE ESPOSITO

Në panoramën e futbollit europian, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë te talentet e rinj që po bëjnë diferencën me paraqitje konkrete. Mes emrave si Lamine Yamal dhe Francesco Pio Esposito, vendin e tij e ka fituar edhe sulmuesi shqiptar i AC Cesena, Kristian Shpendi.

Sulmuesi i lindur në vitin 2003 po konsiderohet një nga profilet më premtuese të brezit të tij, falë kombinimit të instinktit të golashënuesit, vazhdimësisë në performancë dhe disiplinës taktike. Vlerësimet vijnë nga Il Resto del Carlino, e cila i ka kushtuar një analizë të detajuar formës së tij.

Sipas medias italiane, vetëm pesë futbollistë të lindur nga viti 2003 e në vijim kanë arritur të regjistrojnë të paktën 20 gola dhe 5 asistime në dy sezonet e fundit. Në këtë grup shumë selektiv, përveç Yamal dhe Esposito, bëjnë pjesë edhe Benjamin Šeško, Lukas Stassin dhe vetë Shpendi.

Ky tregues statistikor shihet si dëshmi e qartë e impaktit të sulmuesit shqiptar, i cili është kthyer në një pikë referimi për skuadrën e tij. Ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë që kanë luhatje në formë, Shpendi ka arritur të ruajë një nivel të qëndrueshëm, duke marrë shpesh herë rolin kryesor në repartin ofensiv të Çezenës.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *