Këtë të mërkurë, në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është paraqitur si dëshmitar Bashkim Rajku, babai i reperit të njohur Noizy.
Sipas burimeve, Rajku po dëshmon në procesin gjyqësor që zhvillohet ndaj anëtarëve të grupit të drejtuar nga Laert Haxhiu. Në të njëjtën kohë, në ambientet e gjykatës është parë edhe vetë Noizy.
Reperi është futur në sallën e gjyqit, ku pritet të përballet me Laert Haxhiun, i cili akuzohet se ka porositur vendosjen e tritolit në biznesin e Noizyt në Durrës, një ngjarje e ndodhur disa vite më parë.
