Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se forca politike që ai drejton nuk do të bashkëpunojë me maxhorancën për asnjë reformë tjetër, përveç asaj territoriale dhe zgjedhore.Në një dalje për mediat, Berisha theksoi se këto dy reforma janë të kërkuara nga partnerët ndërkombëtarë, duke përmendur Bashkimin Europian dhe OSBE-në si institucione që kanë kërkuar angazhim në këto fusha.“Asnjë lloj pakti përveç dy reformave që janë të kërkuara edhe nga BE, OSBE, Këshilli i Europës, me Edi Ramën nuk mund të kemi asnjë pakt tjetër. Kjo është e prerë. Rama është diktator autoritar, armik më i egër i opozitës dhe ne nuk mundemi kurrë përveç këtyre fushave të bashkëpunojmë me të.”, tha ai.

lop
