Zgjedhjet në degën e Partisë Demokratike në Korçë po zhvillohen nën hijen e paqartësisë dhe dyshimeve për një garë që ende nuk ka marrë formë të plotë. Vetëm 10 ditë para votimit, kryesia ende nuk ka shpallur zyrtarisht emrat e kandidatëve, duke krijuar përshtypjen se procesi po ecën me vonesë dhe pa transparencë të mjaftueshme .Në qarkullim janë katër emra që kanë shprehur interes për drejtimin e degës: Edmond Cajku, Hergys Haruni, Irvin Bode dhe Bravldi Xhafka . Por fakti që asnjëri prej tyre nuk është zyrtarizuar ende ka shtuar dyshimet se gara mund të mos jetë e barabartë për të gjithë dhe se vendimmarrja po ndikohet nga kalkulime të brendshme që nuk po bëhen publike .Për Irvin Boden, sidomos, ka krijuar perceptim se ai ka mbështetje më të fortë nga qendra dhe të shihet si kandidat më i favorshëm në raport me të tjerët për shkak te lidhjeve me pushtetin dhe mbeshtetjes nga I.K. Ndikimi i Niko Peleshit dhe strukturave te PS Korçë me sa duket ka dhënë rezultat!
Ndërsa për Bravldi Xhafkën qarkullon ideja se pozita e tij në garë mund të jetë më e brishtë, gjë që e ushqen më tej ndjesinë se procesi nuk po zhvillohet mbi baza të njëjta për të gjithë .Shkak përkatësia fetare dhe pjesmarrja në një takim që organizoi në Korçë Ervin Salianji!
Por vetë fakti që këto perceptime po qarkullojnë tregon një problem serioz për PD-në në Korçë: mungesë qartësie, mungesë transparence dhe një klimë që po e dëmton besimin e anëtarësisë .Nëse kjo situatë nuk sqarohet shpejt, gara rrezikon të perceptohet jo si proces demokratik, por si një vendimmarrje e mbyllur ku disa kandidatë hyjnë me avantazh të pashpjeguar dhe të tjerë mbeten në hije. Për një degë partie që kërkon të rifitojë besim, kjo është një kosto e rëndë politike

