Real Madrid po përgatitet për ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich në UEFA Champions League, ndërsa trajneri Alvaro Arbeloa ka dërguar një mesazh të qartë dhe plot besim para kësaj sfide vendimtare.
Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes, tekniku spanjoll u shpreh se nëse ekziston një skuadër që mund të shkojë në “Allianz Arena” dhe të dalë me fitore, ajo është Real Madrid.“Nëse ka një skuadër që mund të vijë në ‘Allianz Arena’ dhe të fitojë, ajo është Real Madrid. Një skuadër me 15 trofe të Champions League”, deklaroi Arbeloa.

