Një incident i rëndë u regjistrua në Washington, ku një telefonatë e rreme në numrin e emergjencës 911 u përdor si kurth për të sulmuar policinë. Sipas pamjeve të publikuara, një person raportoi një emergjencë të sajuar vetëm për të tërhequr efektivët në vendngjarje dhe për t’i sulmuar sapo ata mbërritën.Në momentin e ndërhyrjes, autori iu afrua me shpejtësi dhe goditi me thikë drejt policëve, duke krijuar një situatë të rrezikshme dhe të paparashikueshme. Reagimi i menjëhershëm i forcave të rendit ishte vendimtar për neutralizimin e kërcënimit dhe shmangien e pasojave fatale….#SyriTv #SyriNet #Washington
