Hapet gara në PD Korçë/Bravaldi Xhafka shpall kandidaturën për Kryetar Dege në Korçë

Hapet gara në PD Korçë/Bravaldi Xhafka shpall kandidaturën për Kryetar Dege në Korçë

Postimi i Bravaldi Xhafka:

Prej vitesh kam zgjedhur të jem pjesë aktive e Partisë Demokratike Korçë në çdo nivel organizimi, sepse besoj se politika bëhet me qëndresë, me karakter dhe me përgjegjësi.Rrugëtimin tim politik e kam nisur në moshën 16-vjeçare nga Forumi Rinor. Kam shërbyer si sekretar seksioni, kryetar seksioni, kryetar grupseksioni , anëtar kryesie dhe së fundmi Sekretar organizativ. Çdo hap i imi ka qenë në terren, mes strukturës dhe mes njerëzve.Unë besoj te meritokracia. Besoj se ata që punojnë, që kontribuojnë dhe që fitojnë betejat politike duhet të promovohen dhe të marrin përgjegjësi më të mëdha. Korça nuk ka nevojë për riciklim rolesh, por për një standard të ri drejtimi.Objektivi im është i qartë: një PD e organizuar në çdo seksion, e pranishme në çdo lagje dhe në çdo fshat, që denoncon çdo abuzim me qytetarët dhe që qëndron përballë padrejtësive të pushtetit qendror dhe lokal.Synimi ynë është ta bëjmë degën tonë një strukturë fituese dhe të jemi gati për fitoren e ardhshme duke filluar me Bashkinë Korçë.Për këtë arsye kam vendosur të kandidoj për Kryetar të Partisë Demokratike Korçë.Kandidoj për të vendosur një kulturë të re politike në degën tonë:● Ku fituesi promovohet.● Ku kontributi vlerësohet.● Ku përgjegjësia merret dhe nuk shmanget.● Ku Partia Demokratike kthehet sërish në forcë fituese në çdo lagje dhe çdo fshat.Korça meriton një PD fituese dhe një parti fituese ndërtohet me guximtarë, me njerëz që nuk dorëzohen dhe me ata që besojnë te puna dhe karakteri politik.Rroftë Partia Demokratike!Faleminderit! ✌🏻

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *