Parma ka vendosur të shkarkojë trajnerin Carlos Cuestën, duke i dhënë fund bashkëpunimit pas javëve të para të sezonit në Serie A.
Klubi italian nuk ka humbur kohë për të gjetur zëvendësuesin. Drejtuesit kanë kontaktuar Alberto Gilardinon dhe palët janë pranë arritjes së marrëveshjes, me prezantimi i tij që mund të bëhet së shpejti.
Gilardino aktualisht është ende nën kontratë me Pizën, ndaj fillimisht duhet të zgjidhë marrëdhënien me ish-klubin e tij përpara se të firmosë me Parmën.
Drejtuesit e klubit, të cilët kanë pronarë amerikanë, kanë vlerësuar se ish-sulmuesi i Kombëtares italiane është personi i duhur për të vijuar projektin sportiv. Me Cuestën, sipas raportimeve, palët nuk kishin më të njëjtën qasje dhe kjo çoi në ndërprerjen e bashkëpunimit.

