VRITET KOMANDANTI I BRIGADËS VERIORE TË HAMASIT NË NJË SULM IZRAELIT NË GAZA

VRITET KOMANDANTI I BRIGADËS VERIORE TË HAMASIT NË NJË SULM IZRAELIT NË GAZA

Izz al-Din al-Bik, komandanti i brigadës veriore të krahut të armatosur të Hamasit, është vrarë në një sulm ajror izraelit ndaj një apartamenti në qytetin e Gazës.

Sipas burimeve palestineze të cituara nga Al Jazeera, al-Bik kishte marrë drejtimin e njësisë së Brigadave Qassam gjatë luftës në Gaza, pas vrasjes së paraardhësit të tij, Ahmed al-Ghandour.

Vrasjen e al-Bik e kanë konfirmuar edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, përmes një deklarate.

Sulmi vjen në një periudhë të vazhdimit të luftimeve dhe operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *