RRITEN SHQETËSIMET PËR KRAHUN LINDOR TË NATO-S DHE RËNDËSIA E GOTLANDIT

RRITEN SHQETËSIMET PËR KRAHUN LINDOR TË NATO-S DHE RËNDËSIA E GOTLANDIT

Po shtohen analizat në mediat ndërkombëtare se Presidenti rus Vladimir Putin mund të testojë reagimin e NATO përmes një veprimi ushtarak të kufizuar ndaj krahut lindor të aleancës.

Sipas një raporti të publikuar nga “The Guardian”, autoritetet suedeze kanë intensifikuar masat mbrojtëse në Gotland, një zonë me rëndësi të lartë strategjike që ndodhet rreth 275 kilometra nga Kaliningradi, ku Rusia mban një pjesë të arsenalit të saj ushtarak.

Raporti thekson se Gotlandi konsiderohet kyç për kontrollin e Deti Baltik, duke e bërë atë një pikë të rëndësishme si nga ana ushtarake, ashtu edhe simbolike në çdo skenar të mundshëm përshkallëzimi.

Në planet mbrojtëse të Suedisë për periudhën 2025–2030, një sulm i papritur ndaj Gotlandit nga ajri ose deti përfshihet ndër skenarët kryesorë të emergjencës për të cilët forcat e armatosura duhet të jenë të përgatitura.

Komandanti i forcave suedeze në Gotland, koloneli Andreas Gustafsson, ka deklaruar se kontrolli i ishullit është vendimtar për operacionet detare dhe ajrore në rajonin e Baltikut, duke theksuar rëndësinë e tij edhe për sigurinë e NATO-s.

Pas nisjes së luftës në Ukrainë në vitin 2022 dhe anëtarësimit të Suedisë në NATO, aktiviteti ushtarak në ishull është shtuar ndjeshëm, përfshirë edhe stërvitjet e rregullta të aleancës në rajon.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *