FSHF NDRYSHON RREGULLIN/ VETËM 7 TË HUAJ NË FUSHË DHE DETYRIM PËR LOJTARËT E RINJ

FSHF NDRYSHON RREGULLIN/ VETËM 7 TË HUAJ NË FUSHË DHE DETYRIM PËR LOJTARËT E RINJ

Federata Shqiptare e Futbollit pritet të ndryshojë rregullat e kampionatit shqiptar duke kufizuar numrin e futbollistëve të huaj që mund të aktivizohen në fushë.

Sipas vendimit të ri, nga sezoni 2026–2027 klubet e Kategorisë Superiore do të lejohen të aktivizojnë vetëm 7 lojtarë të huaj në fushë, duke i dhënë fund periudhës së mëparshme pa kufizim për lojtarët pa pasaportë shqiptare.

Ky ndryshim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në strategjitë e transferimeve të klubeve, të cilat do të fokusohen më shumë te cilësia e afrimeve dhe jo te sasia, si dhe në rritjen e rolit të futbollistëve vendas.

Në Kategorinë e Parë, kufizimi i të huajve do të ulet më tej, nga 7 në 5 lojtarë të aktivizuar.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me moshat e reja. Klubet pritet të detyrohen të aktivizojnë të paktën një futbollist 18-vjeçar në çdo ndeshje, i cili duhet të luajë minimalisht një pjesë loje (45 minuta), me qëllim zhvillimin e talenteve vendase.

Sipas këtij plani, synohet që të rritet hapësira për lojtarët shqiptarë dhe të forcohet identiteti i kampionatit, duke reduktuar varësinë nga futbollistët e huaj dhe duke krijuar më shumë mundësi për të rinjtë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *