Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmani, ka dhënë dorëheqjen pas eliminimit të skuadrës nga Botërori me penallti ndaj Kombëtares së Paraguait.
Eliminimi ka shkaktuar tronditje të madhe në kampin gjerman, ndërsa vendimi i trajnerit erdhi pas presionit të shtuar nga federata. Fillimisht ai kishte deklaruar se nuk do të tërhiqej, duke thënë: “Unë definitivisht nuk jam dikush që ia mbath”, por më pas ndryshoi qëndrim.
Sipas raportimeve, ndërprerja e kontratës pritet t’i sjellë Nagelsmanit rreth 7 milionë euro kompensim financiar.
Ndërkohë, Kombëtarja e Gjermanisë ka nisur kërkimet për trajnerin e ri, dhe mes emrave të përfolur nga tifozët dhe mediat është Jurgen Klopi, i cili shihet si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e ekipit.

