Një nismë që nisi si shaka në internet është kthyer në një protestë reale në qendër të New Delhi-t, ku themeluesi i partisë satirike “Cockroache Janta”, Abhijeet Dipke, ka ngritur një kamp proteste së bashku me mbështetësit e tij.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit indian të Arsimit, Dharmendra Pradhan, duke e lidhur kërkesën me sistemin kombëtar të provimeve, i cili sipas tyre është përfshirë në skandale dhe parregullsi.
“Ne do të qëndrojmë këtu për aq kohë sa të duhet,” deklaroi Dipke nga kampi i protestës, ku janë mbledhur dhjetëra mbështetës. Ai theksoi se lëvizja nuk do të përfundojë pa dorëheqjen e ministrit.
Dipke, 30 vjeç dhe i diplomuar në Universitetin e Bostonit, është kthyer së fundmi në Indi për të udhëhequr atë që ai e quan një lëvizje të brezit të ri të zhgënjyer nga sistemi.
Sipas tij, problemet me provimet kombëtare, papunësia e lartë dhe mungesa e mundësive për të rinjtë kanë nxitur pakënaqësi të thellë shoqërore.
Autoritetet indiane ende nuk kanë dhënë një reagim të detajuar lidhur me kërkesat e protestuesve dhe zhvillimet në kampin e protestës.

